Dosja 5D/ GJKKO refuzon heqjen e sekuestros së telefonit të bashkëshortes së Redi Mollës
Gjykata e posaçme ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së ish drejtorit të ujësjellësit në bashkinë e Tiranës Redi Molla për heqjen e sekuestros së telefonit të bashkëshortes së tij, në kudër të hetimeve për dosjen 5D.
Telefoni i markës Iphone do të që qëndrojë i bllokuar në SPAK për të cilën mbi të do të kryen veprime.
Celulari i sekuestruar nga SPAK pritet të kalojë në sitën e hetuesve me qëllim gjetjen e provave të mundshme.
Redi Molla është ish-drejtori i bshkisë së Tiranës, si edhe një herësh sipas SPAK një nga pronarët de fakto të kompanisë “5D konstruksion”.
Ai është arrestuar së bashku me ish-drejtorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë, Mariglen Qato. Gjithashtu, masa e sigurisë “Arrest me burg” është lëshuar edhe për Taulant Tushën, i cili ndodhet tashmë në burg për aferën me inceneratorët.
GJKKO firmosi edhe 6 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të tjerë Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë, të cilët akuzohen për veprat penale “Shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tenderë” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.