"Pyll orbital në letër, pallate në realitet", Bogdani: Tirana nga brenda është geto
Gerti Bogdani kandidat në primare për kryetar i bashkisë së Tiranës në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli rreth problematikave të cilat ekzistojnë në kryeqytet si dhe mënyrave se si mund t'ju jepet zgjidhje.
Primaret ju kanë shërbyer për tu njohur me problematikat që ka Tirana?
Gerti Bogdani: Kam qenë i njohur me problematikat pa diskutim. Më ka ndihmuar për të thelluar nivelin e njohjes sepse pavarësisht sa mund të mndohesh si individ nuk e prek dot të gjithë qytetrin dhe problematikat sepse janë banorët ato që i thonë më saktë se çfarë problematikash reale ka në përditshmërinë e tyre. Ka qenë dhe një diskutim e shpalosje e ideve sesi disa nga këto problematika mund të zgjidhen. Unë kam zgjedhur të falas për problematikat e çdo njësie dhe se si mund të zgjidhen ato problematika.
A keni një program për Tiranën?
Gerti Bogdani: Padiskutim që po. Unë e kam bërë një gjë të tillë. Është diçka e arritur nga një punë e një grupi që janë ekspert. Këtë gjë e kemi paraqitur dhe në tipin e një fletpalosjeje të cilin e kemi shpërndarë në çdo demokrat që kemi bërë takimet e Tiranës.
A është normale që në Tiranë të vendoset në një ndër shtyllat kryesore trafiku?
Gerti Bogdani: Fatkeqësisht po sepse është një gangrenë që e hasim çdo ditë nga moment ku dalim ë mëngjes deri në momentin kur futemi në shtëpi pasi Tirana është ndërtuar pa një perspektivë. Ka si fillim disa zgjidhje fillestar. Një mënyrë është përmirësimi i transportit publik.
Një shtyllë tjetër është urbanistika, ka mbetur diçka në Tiranë që mudn të rregullohet?
Gerti Bogdani: Patjetër. Tirana shpëtohet duke pasur një pan të qartë. Në fillim duhet ti vendoset fre shkatërrimit dhe më pas të fillohet misioni i shkatërrimit.
Pikë tjetër e programit është uji dhe energjia. Sërish do të premtoni në fushatë elektorale ujë 24 orë? Ka shumë vite që e dëgjojmë këtë.
Gerti Bogdani: Sërish mendon se do ta premtojë kryetari aktual i bashkisë se premtimi im do të jetë për herë të parë. Ka një gjë, është një projekt madhor por hapi i parë që duhet të bëhet është se ku ka humbje në rrjet. Kjo bëhet me një matës në hyrje të qytetit dhe pastaj sektor pas sektori.
I referoheni mjedisit si një mundësi që kërkon vëmendje. Ne kemi miliona euro që shkojnë për mbjellje pemësh.
Gerti Bogdani: Pyll orbital në letër pallate në realitet. Janë 4.5 milion euro në tenderin e fundit për fidan ndërkohë që fidanët janë sa gidhti i vogël. Ishte propozim i një fermeri të Tiranës që tha pse nuk bën bashkia fidanishten e vet. Në momentin që e bën punëson njerëz dhe kursen këto milliona euro.
Thuhet se Shqipëria nuk është një vend social, a mund të kthehet Tirana në një vend social?
Gerti Bogdani: Pasdiskutim dhe është çështje vullneti çështje dëshire, integriteti e përkushtimi që Tirana të kthehet në një vend social. Tirana nga brenda është geto. Kur hap derën dhe del nga ai 40 katëshi aty je në geto se nuk ke as parkim as rrugë as ujë, as lulishte. Edhe lulishtja pas Pallatit të Kulturës ka tre kulla në radhë që presin për tu ndërtuar. Pamja është si të ishte Teheran dhe jo Tiranë.
Parkimi, qendrat kulturore për të rinj, dhe pika të tjera janë pjesë e programit. Për më tëpër ndiqni intervistën e plotë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.


