“Agron Kapllanaj i theu hundën Ramës në vitin 2015”, Alibeaj: Lojërat politike Rama-Berisha njerëzit i refuzojnë

Nga Mallakastra pas prezantimit të Agron Kapllanaj si kandidat për kryetar bashkie të Mallakastrës nga PD zyrtare Enkelejd Alibeaj tha se deputetët grupin që ai përfaqëson nuk od ta dëgjojnë  të merren me atë politikën bajate  të sharjeve të etiketimeve sepse ajo është teatri më hipokrit.

Enkelejd Alibeaj: Të gjithë ne deputetët që jemi pozicionuar kurrë nuk i ke dëgjuar dhe nuk do ti dëgjosh të merren me atë politikën bajate  të sharjeve të etiketimeve sepse ajo është teatri më hipokrit që mund ti servilet sot shqiptarëve. Bëjnë gjasme po sherrosen me njëri  tjetrin. Në fakt mënyra se si u duhet folur shqiptarëve është drejtpërdrejtë, me të vërteta me fakte me opozitë reale pa sharje pa fyerje. Unë nuk do ta bëj kurrë asnjëherë. Ndaj çdo fyerje që do të bëhet ndaj meje dhe kolegëve të mi do të bëhet ballazi ndaj gjithkujt.

Sot prezantuat kandidatin e parë për kryetar bashkie si i konsideroni primaret e Berishës?

Enkelejd Alibeaj: Për mua ishte një kënaqësi e madhe personale mbi të gjitha dhe politike që në Mallakastër të prezantoja Agron Kapllanin si kryetarin e ardhshëm të bashkisë Mallakastër. Ky vend këta njerëz kanë lënë në mes një mision në 2019 dhe unë ju kërkoj ndjesë për lënien në mes të qeverisjes në 2019. Ne kemi qenë gjithmonë të hapur që përballë një të keqje të madhe që ka kapluar vendin si maxhoranca e Ramës ka një zgjidhje. Zgjidhja është të dalim me një kandidat fitues për demokratët. Njerëzit që janë testuar në të shkuarën, gëzojnë reputacion të lartë e kërkohen madje nga njerëzit si në rastin e Agron Kapllanit është zgjidhja jonë më e mirë.

Sa të bashkuar janë demokratët në këtë proces?

Enkelejd Alibeaj: Njerëzit përballë një të keqje sa regjimi i Ramës kanë arsye që të jenë të bashkuar, vuajnë të majtë e të djathtë. Dua dhe një gjë tjetër që do të duhet ta pranojmë në politikë duhet të jemi memorial jo njeriu që ke në të shkuarën tënde hije korrupsioni, hije të keqqeverisjes. Këto do të duhet tua kursejmë njerëzve. Në Mallakastër kemi formulën maksimale për të fituar. Këto lojërat e vogla politike që bëhen atje lartë në Tiranë çdo të enjte me Ramë  e Berishën që bëjnë vetëm zhurmë boshe me një retorikë 30 vjeçare besoj se njerëzit e refuzojnë. Ne kemi detyrimin të jemi alternativë.

Berisha i ka cilësuar kandidatët tuaj si kandidat të Ramës që kanë përfituar tendera nga Rama çfarë do të thoni për këtë?

Enkelejd Alibeaj: Agron Kapllanaj nuk është kandidat i Ramës se e ka treguar dhe ja ka thyer hundën Edi Ramës në 2015-tën nga i cili ka përfituar edhe zoti Berisha sepse në atë kohë dhe ai e thoshte se ishte fitore e PD dhe atij përmes punës së Kapllanajt. Nuk është i Edi Ramës është i demokratëve. Kandidatët tanë janë kandidat të qytetarëve.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET