Dhunoi dhe vrau të moshuarin për 300 euro, kapet në Itali shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm nga shteti grek

Dhunoi dhe vrau të moshuarin për 300 euro, kapet në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një 33-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Greqia prej dy vitesh.

Arrestimi i tij u bë në një banesë në Airola pasditen e të mërkurës, 19 prill.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur vitin 2010.

Shqiptari së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë kreu grabitjen në dëm të një të moshuari mbi të tetëdhjetat.

Fillimisht e ka goditur egërsisht me grushte dhe me sende të mprehta dhe më pas pasi i ka lidhur duart dhe këmbët i ka shkaktuar vdekjen nga asfiksia.

Rezultati i grabitjes ishte vetëm 300 euro cash.

Për këtë krim ai është dënuar nga shteti grek me burgim të përjetshëm.

Pas arrestimit, shtetasi shqiptar është mbyllur në burgun e Beneventos dhe është vënë në dispozicion të Gjykatës së Apelit, e cila do të vendosë për ekstradimin.

itali arrestim greqi grabitje

EMISIONET