Dhuna në kopshte e shkolla, Suela Koçibellinj: Edukatore si ajo e rastit të vajzës 3-vjeçare është rrezik për shoqërinë

Shoqëria Civile do të organizojë një protestë përpara Ministrisë së Arsimit të enjten lidhur me ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë që tronditi mbarë opinionin publik, ku në një kopësht privat dhe të palicensuar ku një vajze 3 vjeçare iu thye këmba nga dhuna e edukatores, të paktën ky është pretendimi i prindërve të të vegjëlve.

Lidhur me këtë ngjarje aktivistja Suela Koçibellinj, në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” theksoi se edhe sjellja me vizore e pretenduar nga vetë edukatorja në dëshminë e saj është dhunë ndaj fëmijës në vetvete.

“Ne jemi tashmë një shoqëri e dhunshme, kudo ku kthejmë sytë ka dhunë. Dhe për fat të keq dhuna është kthyer si forma e parë e komunikimit, në vend që të ishte e kundërta, ku komunikimi të ishte në vendin e parë, ura e bashkëpunimit, mirësjellja.

Dhe kjo dhunë nga kush na vjen në rastin konkret? Nga edukatorja, e cila duhej të ishte përgjegjësja direkte në edukimin e fëmijës. Dhe si ajo ashtu dhe kopshti duhet t’i sigurojnë atij fëmije siguroinë e jetës.

Ndërkohë më besoni se forma më ekstreme e dhunës është ajo ndaj fëmijës. Fëmija në atë moshë 3-vjeçare kërkon një ndjenjë sigurie. Edhe ajo që tha dje para gjykatës që nuk po e godiste fëmijën me vizore, por po i binte karriges. Pra, edhe nëse ti mendon se për t’i tërhequr vëmendjen fëmijës në atë formë nuk po bën asgjë tjetër veçse po e dhunon dhe e bllokon fëmijën. Sepse është vetë instikti i reagimit ku fëmija bllokohet dhe tek fëmija rasti është më i madh, pasi ajo lloj forme e detyron të mbyllet në vetvete.

Është bërë dhuna në të gjitha nivelet, që nga parlamenti deri tek shkollat, dhe dhuna sjell dhunë. Dhe në këtë kuptim edukatore si ajo në rastin e atij fëmijë përbëjnë rrezik për shoqërinë”, tha aktivistja Suela Koçibellinj.

EMISIONET