Dhuna ndaj grave/ Vangjeli: Në zonat rurale mungon informacioni për shërbimet e parandalimit

Adena Vangjeli, drejtore ekzekutive në Qendrën për Drejtësi Gjinore në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai foli për dhunën ndaj grave dhe çfarë duhet bërë për ta parandaluar atë.

Vangjeli gjithashtu përmëndi dhe se çfarë duhet përmirësuar sa i përket masave që duhen marrë për parandalimin e dhunës ndaj grave.

Vangjeli: Mungon niveli i informacionit kryesisht në zonat rurale, aty ku edhe problemet sociale janë më të thelluara, por mungon pastaj edhe qasja qoftë e institucioneve të ofruesve të shërbimeve për të parandaluar dhunën ose për të parandaluar edhe ato pasojat tragjike ndaj dhunës ndaj grave sepse dhuna ndaj grave arrin deri në femicid, arrin deri në vrasjen e grave dhe padiskutim duhet të implementojmë atë legjislacion që ne e kemi aprovuar. Legjislacionin ne nuk e kemi të keq, e kemi shumë të mirë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET