Detajet nga operacioni i madh Itali - Shqipëri: “Para të gatshme 1 mln euro, transferta në Amerikën Latine e policë të përfshirë”

Detajet nga operacioni i madh Itali - Shqipëri: “Para të

Detaje të reja mësohen në lidhje me operacionin e madh antidrogë të zhvilluar në Shqipëri e në Itali, ku janë lëshuar në total 52 urdhër-arreste, e ku është përfshirë edhe SPAK.

Midis rasteve të rindërtuara janë pagesa në para të gatshme prej mbi gjysmë milioni eurosh në Bari dhe transferta prej 500,000 dollarësh në Amerikën Latine , paradhënie për blerjen e një dërgese prej 500 kg kokainë të dërguar nga Guayaquil, Ekuador.

Në territorin shqiptar janë zbuluar disa raste të shpërdorimit të detyrës, ku janë të përfshirë edhe anëtarë të forcave policore.

Hetimi, i cili filloi në shtator 2021 dhe përfundoi në qershor 2022, dokumentoi ekzistencën e tre organizatave kriminale transnacionale , që vepronin midis Barit dhe Durresit , të dedikuara për importimin, përpunimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të heroinës dhe kokainës.

Shoqatat italiane, aktive në Puglia, ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me një klan të fuqishëm shqiptar me qendër në Durrës, përgjegjës për menaxhimin e trafikut ndërkombëtar të drogës, që vinte nga Turqia dhe Amerika Latine , drejt Evropës Jugore dhe Italisë.

Sipas asaj që u konstatua nga hetuesit – gjithashtu falë përgjimeve mjedisore, telefonike dhe video, si dhe rikuperimit të bisedave të koduara nga SKYECC – janë dokumentuar dërgesa të shumta narkotikësh , përfshirë 255 kg kokainë dhe heroinë të pastër , të dërguara në Itali nëpërmjet korrierëve ndërkombëtarë.

Gjithashtu doli në pah një rrjet i dendur pastrimi parash , i kryer nëpërmjet transportimit të parave të gatshme nga Puglia në Shqipëri me ndihmën e shoferëve të autobusëve , për një vlerë totale prej mbi 4.5 milionë eurosh .

EMISIONET