PO NDODH/ 52 urdhër-arreste, Prokurorë italianë dhe shqiptarë bashkë në konferencë! Dumani: U godit një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ka dhënë detaje nga operacioni ndërkombëtar ku janë lëshuar 52 urdhër arreste.
Dumani tha se është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri.
“Është arritur t’i jepet një goditje e fuqishme një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri për të cilën ka dyshime të forta se ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në pastrimin e parave.
Ky operacion i mbështetur nga hetimet e thelluara dhe shkëmbim efektiv informacioni ndërinstitucional është dëshmi e asaj që mund të arrihet”, tha Altin Dumani.

