Dervishi: Policia ka një sistem për kriminelët, nëse hakohet ata do të marrin vesh çfarë di shteti për ta

I ftuar në “Drejt” në RTV Ora nga Luan Rama, Ferdinand Dervishi, gazetar u shpreh se policia ka një sistem për lëvizjet e kriminelëve dhe për punën operative të policisë.

Ai tha se nëse rast se hakohet një sistem i tillë atëherë kriminelët do të marrin vesh se çfarë di policia për ta dhe kush nga policët jep informacione.

Dervishi: Policia ka një sistem për lëvizjet e kriminelëve dhe për punën operative të policisë. Nëse dalin të dhënat e këtij sistemi do të marrin vesh kriminelët se çfarë di shteti për ata. E gjithë kjo punë pastaj do të barazohet me zero.

Më e keqja që mund të ndodhë është nëse një polic jep informacion për një grup kriminal të fuqishëm dhe të marrë vesh ky grupi se këtë të keqe e ka bërë X person. Nuk është kaq e thjeshtë kjo gjë sepse nuk dimë se çfarë kanë vjedhur ata realisht.

EMISIONET