Dënohen me burg përjetë 2 shqiptarët në Britani! Vranë për shtëpinë e barit me vlerë 95 mijë paund

Dy shqiptarë u dënuan nga gjykata britanike me akuzën e vrasjes së një bashkëatdhetari të tyre 32 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi në maj të vitit 2022 pasi autorët sulmuan një banesë, ku kultivohej kanabis me qëllim vjedhjen e bimëve narkotike. Viktima Aranit Lleshi, i cili ruante plantacionin me drogë u qëllua me thikë gjatë sulmit dhe humbi jetën.

Dënohen me burg përjetë 2 shqiptarët në Britani!
Radian Lika dhe Brikel Palaj

Dy shqiptarë janë dënuar me burg përjetë për vrasjen e rivalit të tyre për shkak të një sherri për kanabisin me vlerë 95 mijë paund.

Aranit Lleshi, 32 vjeç, nga Culvert Road, Tottenham, Londër u godit me thikë më 24 maj të vitit të kaluar dhe vdiq në vendngjarje në Bristol.

Autorët e kësaj vrasje janë Radian Lika, 36 vjeç dhe Brikel Palaj, 33 vjeç, që u dënuan me burg përjetë për vrasjen pas një gjyqi shtatë-javor në Gjykatën e Bristol Crown.

Nikola Palaj, 29 vjeç, u dënua me 5 vite burg për vrasjen e Lleshit.

Dënohen me burg përjetë 2 shqiptarët në Britani!
Nikola Palaj, 28 vjeç

Ndërsa 35-vjeçari Kastriot Mhillaj pranoi akuzën për sjellje të dhunshme përpara fillimit të gjykimit.

Mhillaj u dënua më herët me 18 javë burgim, por u lirua menjëherë pasi tashmë është në paraburgim prej gati një viti.

Gjatë gjyqit u tha kanabisi po rritej në një shtëpi me qira afër skenës së përleshjes në Bloomfield Road, Brislington.

Aranit Lleshi dhe vëllai i tij Sadik Lleshi, po përgatiteshin për të korrur kanabisin kur u sulmuan nga rivalët e tyre.

Dënohen me burg përjetë 2 shqiptarët në Britani!
Viktima Aranit Lleshi

Banda e dytë me bazë në Londër kishte shpresuar të vidhte të korrat në mungesë të tyre. Në vend të kësaj, të dyja bandat u gjendën në Bloomfield Road në të njëjtën kohë. Pasi zbuluan pronën, Lika dhe Brikel Palaj blenë katër thika kuzhine.

Vëllai i viktimës, Sadik Lleshi, u shpall i pafajshëm për çdo përfshirje në përleshjen e dhunshme që çoi në vdekjen e vëllait të tij.

Radian Lika, 35 vjeç dhe Brikel Palaj, 33 vjeç u kapën nga kamerat e sigurisë duke blerë thika

shtepi bari trafik droge kanabis britani e madhe denohen shqiptaret

EMISIONET