Debate për “Vjosën park kombëtar” Prefekti: Vështirësi nga ndërtimet pa leje e firmat e paligjshme

Projekti për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, shkaktoi debate gjatë një diskutimi mes institucioneve qendrore e vendore në Vlorë. Prefekti i zonës tha se më parë duhet zgjidhur çështja e ndërtimeve pa leje dhe firmave të paligjshme që shfrytëzojnë lumin. Nga ana tjetër deputeti i zonës, kërkoi shpjegime se çfarë do të ndodhë me pronarët e banesave e bizneseve që duhet të shemben nga ky projekt.

Autoritetet qendrore e vendore diskutuan në një takim të mbajtur në Vlorë, projektin për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

Prefekti i qarkut Flamur Mamaj, kërkoi që ky proces të bazohet në një strategji të saktë, pasi sipas tij në gjithë gjatësinë e lumit gjenden sot ndërtime të paligjshme, por edhe subjekte të paliçensuara të cilat shfrytëzojnë lumin.

"Paligjshmëritë kanë të bëjnë me disa vende të impianteve të inerteve dhe me shfrytëzimin e lumit të Vjosës nga subjekte të cilat janë qoftë dhe të palicensuara. Ka dhe një kosto që ka të bëjë me kostot e transferimit të të gjitha këtyre paligjshmërive apo objekteve të ligjshme në rrjedhën e lumit Vjosë," tha Mamaj.

Deputeti i mazhorancës në qarkun e Vlorës, Vullnet Sinaj, kërkoi shpjegime se çfarë do të bëhet me pronarët e tokave buqësore, shtëpive, ndërtimeve, që do të shemben në rast të shpalljes së Vjosës, Park Kombëtar.

"Si do të veprohet me fermerët dhe pronarët e tokave që do të përmbysë lumi Vjosë. Nuk e di sa informacion keni ju por unë shikoj të gjithë pjesën e projektit kur Vjosa është në pranëverë. Kurse këtu është Vjosa në dimër, kur del në Bishtë Malit, përmbyt tokat e Selenicës, të Armenit. Përmbyt edhe rrugën e Selenicës, është problem i madh," tha ai.

Adelina Greca, drejtore e Agjensisë Kombëtare të planifikimit të territorit, dhe kordinatore e procesit tha se ky proces synon jo vetëm mbrojtjen e lumit Vjosë, por edhe vendosja e tij në funksion të turizmit.

"Aktualisht e ka treguar që ka një potencial shumë të lartë për zhvillimin e turizmit. Ajo që duam dhe synojmë nëëpërmjet këtij studimi është që ta orientojmë nzhvillimin aktual të turizmit, drejt nëj zhvillimi të qëndrueshëm madje edhe drejt ekoturizmit," tha ajo.

Daniel Pirushi vuri në dukje se studimi për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, kanë qënë një sfidë e vërtetë për shkak të gjerësisë së zonës dhe larmishmërisë që ajo ofron.

vjosa park kombetar

EMISIONET