DALIN FOTOT/ Tragjedia në Fushë Prezë! Ky ishte mjeti me të cilin po lëviznin 4 të rinjtë, dy prej tyre ishin vëllezër

Enejd Laçi dhe Erildi Laçi janë dy vëllezërit që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë në Fushë-Prezë, së bashku me kushëririn Andi Laçi dhe shokun e tyre, Enrikejd Kurti, pasi makina ku po udhëtonin u përplas me një betoniere.

DALIN FOTOT/ Tragjedia në Fushë Prezë! Ky ishte mjeti me të

Ndërkohë është publikuar edhe foto e makinës tip Benz, ku udhëtonin 4 viktimat, e cila pasi u përplas me betonieren u përfshi nga flakët duke bërë që të rinjtë të digjeshin brenda mjetit.

DALIN FOTOT/ Tragjedia në Fushë Prezë! Ky ishte mjeti me të

Mësohet se pranë vendit ku ndodhi ngjarja tronditëse ndodhej pika e betonit dhe betonieria sapo kishte dalë në rrugë.

Mjeti ka qenë në lëvizje, kur Benz-i ku udhëtonin viktimat ka ardhur nga pas dhe e ka goditur.

DALIN FOTOT/ Tragjedia në Fushë Prezë! Ky ishte mjeti me të

Benz-i ka shpërthyer menjëherë në flakë, duke u marrë jetën 4 të rinjve, që u dogjën brenda makinës. Policia po heton nëse betoniera ka pasur sinjale STOP nga pas.

DALIN FOTOT/ Tragjedia në Fushë Prezë! Ky ishte mjeti me të

Ky është momenti kur zjarrfikësit, pasi kanë shuar flakët që kishin përfshirë makinën, po punojnë për të nxjerrë 4 trupat e pajetë.

Siç shihet nga video e publikuar, makina është shkrumbuar totalisht. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, teksa policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.

Ndërkohë në polici është shoqëruar 24 vjeçari Aleksandër Krrashi, drejtuesi i betonieres me të cilën u përplas makina e viktimave përpara se të shpërthente në flakë.

EMISIONET