Muçi: Prokuroria e bëri zotin Ndroqi subjekt të ligjit Antimafia me dokumenta të falsifikuara nga policia

Avokati, Besnik Muçi, akuzon policinë e Tiranës se ka falsifikuar dokumenttet përmes të cilave pretendonte arrestimin e Ylli Ndroqit në Itali.

Në "Ora e Betit", Muçi tha se përmes këtij falsifikimi prokuroria ka bërë subjekt të ligjit Antimafia zotin Ndroqi.

Muçi: Policia ka falsifikuar dokumentat. Për këtë fakt kemi bërë kallëzim në prokurorinë e Tiranës. Prokuroria ka regjistruar procedim penal, është duke hetuar. Janë në përgjigje të autoriteteve gjyqësore italiane për të marrë një konfirmim dhe nga Italia. Ne kemi konfirmim nga Interpoli që nuk është arrestuar zoti Ndroqi në këtë datë. Presim përfundimin e procedimit penal dhe ndëshkimin e autorëve të këtij falsifikimi që është përdorur për të justifikuar të qënit subjekt të zotit Ndroqi të ligjit Antimafia. Me rëndësi është të provohet fakti se prokuroria ka përdorur një dokument të falsifikuar për ti atribuar zotit Ndroqi të qënit subjekt i ligjit Antimafia.

EMISIONET