Daci: Kemi konfirmuar në Interpol se z. Ndroqi nuk është arrestuar, subjekt i ligjit antimafia një shpikjeje

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, Enis Daci, Avokat u shpreh se Ylli Ndroqi është bërë subjekt i ligjit antimafia përmes një shpikjeje.

Ai tha se policia ka pretenduar se ka ardhur një letër nga Interpol Roma për arrestimin e tij, por kur është kërkuar një dokument i tillë, nuk është vënë në dispozicion asnjë dokument i tillë.

Ai tha se më pas i është drejtuar SPAK-ut që nuk ka kthyer përgjigje dhe më pas zyrës qendrore të Interpol që ka konfirmuar se një arrestim i tillë nuk ka ndodhur.

Daci: Ndroqi është bërë subjekt i ligjit antimafia përmes një shpikjeje. Dy janë indicie që janë shpikur, se unë jam një avokat i jashtëm dhe mbroj zonjës Ndroqi në arbitrazhin ndërkombëtar. Prokuroria e ka kategorizuar zotin Ndroqi në bazë të indicieve që; kanë marrë një letër nga policia që ka ardhur jë letër nga Interpol Rama se z. Ndroqi është arrestuar në vitin 2015.

Kur kemi kërkuar një provë të tillë, nuk na e kanë dhënë dhe sot nuk rezulton të ketë një provë të tillë. Kur i kemi kërkuar gjykatës një prove të tillë, gjykatësja nuk i dha urdhër prokurorëve ta jepte. Ne i kemi kërkuar edhe kreut të SPAK-ut për një dokument të tillë. Asnjë përgjigje nuk kanë dhënë. Shkojmë trokasim në Interpol dhe bëjmë kërkesë që të na informonin se ka një komunikim me Interpol Roma për arrestimi ne Ndroqit. Ne kemi prova se në këto data Ndroqi ka qenë në Lodër bashkë me gruan e tij duke bërë vizita mjekësore. Interpoli tha se asnjë arrestim nuk ka ndodhur. I kemi kërkuar gjykatës që të mos përdoret kjo provë.

EMISIONET