BOOM - Policia ‘luftë’ me biznesin, largohen me praninë e medies, mister urdhri për zaptimin e rërës

Dje emisioni investigativ BOOM transmetoi  problematikën e z. Isa Dervishi  i cili  ka denoncuar faktin se në kundërshtim me urdhrin e kryeministrit po zaptohet vija bregdetare.

Ndërkohë që gazetarja BOOM Alketa Çeku ishte te Bashkia e Kavajës për të kërkuar informacion, punonjës të Policisë Bashkiake Kavajë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ishin në Golem  dhe po tentohej që mjete të tonazhit të rëndë të bënin zhvendosjen e lodrave në rërë.                    

Gazetarja Alketa Çeku pyeti policinë bashkiake se në bazë të cilit urdhër po veprohet? Policet nuk i kthyen përgjigje, por largohen pa folur. 

Po ashtu, i kërkohet pronarit të lodrave lejen që ka marrë, por ai nuk e vë në dispozicion dhe thotë që nuk e ka e se duhet shkuar te bashkia. 

Punonjësit e policisë duhet të argumentojnë pse janë aty dhe në bazë të cilit urdhër po veprojnë.

Fakti qe ato largohen sa shikojnë medien na bën të mendojmë se po abuzojnë me detyrën.  

Ndërkohë, një zaptim të tillë e kundërshtojnë edhe banorët e Golemit të cilët shprehen se duhet zbatuar urdhri i Ramës.

"Turp i madh. Të zbatohet urdhri i Ramës, ai tha se nuk duhet gjë në rënë. Duan të fusin lodrat dhe kamionin në mes të rërës. Ne vijmë këtu për rërën, jo për te dëgjuar zhurmën e makinerive. Ne presim që sa me shpejt të dalin përgjegjësit e kësaj situate.  Çfarë policie është kjo, çfarë shteti është ky? Kjo është një masakër. Gjithë policia në mbështetje për të futur kamionin."

Si mundet Bashkia Kavajë të firmosë një leje për shfrytëzimin e rërës kur lejet jepen nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit?  

EMISIONET