Bien temperaturat në Korçë, rikthehet bora në Voskopojë dhe Dardhë, s’ka probleme në rrugë
Në Qarkun Korçë gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore.
Temperaturat janë në vlerat: 0 gradë deri + 2 gradë celcius.
Në zonat malore në kuotë +1150 metra mbi nivelin e detit janë shënuar reshje dëbore në zonat turistike, si në rrugën e Dardhës dhe të Voskopojës.
Nga raportimet e fundit mësohet se trashësia e dëborës arrin në 3 cm – 5 cm
Ndërkaq gjatë natës është punuar me mjete Borë-Pastruese për pastrim dhe kriposje të rrugëve për shmagien e ngricave në rrugë.
Në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka patur probleme në rrugë.
Moti është i vrenjtur me parashikime për reshje.
Autoritetet lokale bëjnë me dije se kontraktorët e mirëmbajtjeve të rrugëve janë në gadishmëri për Masat Dimërore, si dhe për Masat Emergjente.