Pas takimit me ambasadoren Kim në selinë blu, Basha telefonatë me Berishën


Ish kryeministri Sali Berisha pranon se ka pasur një komunikim telefonik me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha pas takimit të këtij të fundit me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim mesditën e sotme.


Në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha i kujton jo vetëm ambasadores së SHBA-së Yuri Kim por dhe Bashës se deputet nuk është zgjedhur as nga ambasadorja dhe as partia por nga vetë populli shqippar.

Berisha shtoi për gazetaren Beti Njuma se Bashën nuk po e vë në pozitë me qëndrimin e tij, e kundërta do ishte nëse do ndodhte ndryshe.

RTV ORA: Pas deklaratës së zonjës Kim a keni kontaktuar me zotin Basha? A ju tha zoti Basha çfarë qëndrimi do të mbajë PD?

Sali Berisha: Në telefon.  Zoti Basha as nuk më tha, as nuk i kërkova e as nuk më kërkoi. Qëndrimi im është i prerë. Unë jam në misionin tim të besuar nga qytetarët shqiptarë. PD nuk mund të bëhet kurrë parti e dhunimit të lirive e të drejtave të qytetarëve shqiptarë e as sovranitetit të saj e të vendit. Duke thënë këtë sërish ftoj cilindon përfaqësues të SHBA-së e çdo vendi tjetër të paraqesë qoftë dhe një fakt të vërtetë për ua por nuk ekzistojnë.

RTV ORA: E kuptoni që po e vini zotin Basha në një pozitë të vështirë të zgjedhë mes jush e SHBA-së?

Sali Berisha: Përkundrazi, pozita më e vështirë do të ishte nëse unë nuk do të bëja këtë që po bëj. Nuk do të qëndroja për dinjitetin njerëzor e liritë e njeriut. Një parti e cila nuk qëndron për këto parime e është themeluar mbi to meriton të mos ekzistojë. Kjo është e qartë për çdo demokrat.  

 

EMISIONET