Berisha: Yuri Kim të kërkojë falje, barin t'ia çojë socialistëve dhe Ramës se ai pëlqen fort një lloj bari

Në një intervistë eksluzive për RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nëse merren për bazë shpifjet në kundërshtarëve, çdo opozitë mund ta shkatërrosh.

Berisha tha se ambasadorja e SHBA-së duhet ti kërkojë ndjesë publike demokratëve e jo vetëm për deklaratën e saj mbi barin. Madje barin mund tia çonte Edi Ramës

Pjesë nga intervista në studion e lajmeve RTV Ora me gazetaren Beti Njuma. 

Sali Berisha: DASH e pohon vetë se burimet që më kanë shpallur mua non grata i ka nga OJQ-të rajonale të sponsorizuara nga Soros. Këto janë një makineri e Sorosit që kanë prodhuar shpifje dhe trillime të vazhdueshme. Edhe mediat kanë dhënë informacion, kur këto media kontrollohen nga Rama në pushtet. Po ashtu edhe raportet anti-korrupsion të qeverisë së Ramës.

Nëse merren për bazë shpifjet në kundërshtarëve, çdo opozitë mund ta shkatërrosh. E vërteta është që unë  qëndroj në të drejtën time, duke mbrojtur dinjitetin tim dhe të atyre që nga 1991 deri sot kanë votuar Sali Berishën, dinjitetin e demokratëve.

I rikujtoj zonjës se atë shprehjen e barit e ke nga shokë socialistë. Ju sugjeroj njerëzisht tia çoni atyre ose ta mbani vetë se demokratët e  shqiptarët nuk janë, as hanë barë dhe as janë Parti e barit” , ndaj ofendime të tilla publike për një ambasadore janë jo të denja dhe detyrohet të kërkojë ndjesë për demokratët e shqiptarët për fjalën që ka thënë. Barin tia çojë Edi Ramës, ai pëlqen fort një lloj bari e ta mbajë me shëndet barin."


Çfarë tha ambasadorja

Deklarata e ambasadores Kim pas takimit të sotëm (30 korrik( me kryetarin e PD-se Lulzim Basha 

"Siç e përmenda më parë, Partia Demokratike ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm, për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura.

Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu.

Shpresa jonë është që partitë do të ecin përpara, që ky vend do të ecë përpara, që bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të ecë përpara. E ardhmja po pret." 

EMISIONET