Ekskluzive/ Berisha: Kim po sillet si guvernatore, mbështetja për Ramën s’i ka bërë mirë Shqipërisë

Në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha akuzon ambasdaoren e SHBA-se se Yuri Kim po sillet si guvernatore në një vend sovran dhe kjo është e papranueshme.

Më tej Berisha thotë se dukshëm ambasadorja mbështet qeverinë Rama, por kjo mbështetje nuk i ka bërë mirë Shqipërisë në vetvete ndërsa Rama e ka shfrytëzuar për të sulmuar opozitën.

Pjesë nga Intervista në studion e lajmeve RTV Ora me gazetaren Beti Njuma. 

RTV ORA: Sërish nota të forta kritike për klimën e biznesit nga raporti i DASH. Ju vjen keq që zonja Kim nuk ia adresoi këto kritika apo gjetje të raportit të DASH ku ajo është e punësuar?
 

Sali Berisha: Unë nuk kam polemizuar, por nuk pranoj dhe nuk mund të pranoj kurrë sjelljen prej guvernatoreje/ri të cilitdo se unë besoj se një vend i lirë është vend sovran.

Ata të cilët sillen si në një vend jo sovran fyejnë një popull e një vend të tërë. S’është për mua risi pse anëson në një parti politike. Ka arsyet e veta e nuk më bën përshtypje.


Është e qartë që ka bërë zgjedhje vetë të mbështetjes së Edi Ramës e partisë në pushtet, por e vërteta është që kjo mbështetje prej kaq vitesh nuk e ka bërë Shqipërinë më të mirë. Ju vetë cituat raportin e DASH .

Është keqpërdorur nga qeveria, gjithnjë e më shumë kundër opozitës për të lartësuar murin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar"

 

EMISIONET