“Bashkia më diskriminuese, ajo e Veliajt”, Shoqatat PAK në protestë: Mungesa infrastrukturës na rrezikon votën

Personat me aftësi të kufizuar protestuan para zyrave të Erjon Veliajt për mungesën e infrastrukturës së posacme në Tiranë! Thanë se mungesa e rampave pranë qendrave të votimit u rrezikon të drejtën e votës më 14 Maj.

Personat me aftësi të kufizuara në Tiranë thonë se dështimi i bashkisë së kryeqytetit për tu krijuar infrastrukturën e duhur rrezikon tu mohojë të drejtën e votës më 14 Maj.

Në pjesën më të madhe të ambienteve publike të përzgjedhura për qendra votimi thonë se nuk ka rampa që ti lejojnë të lëvizin me karrocat që i kanë bashkëudhëtarë

“Unë për vete kam votuar shumë pak. Dhe kam ardhur në Bashkinë e Tiranës dhe i kam thënë: Ke krijuar kushte për para dhe tetra plegjikët? – i kam pyetur. “Jo” – më thanë. Dhe unë atëherë nuk do dal për të votuar”, shprehet Ali Plaka.

Shqetësimi bëri bashkë para institucionit të drejtuar nga Erjon Veliaj përfaqësues të shoqatave të para e tetraplegjikëve dhe të vërbërit!

“Komisioni Qendror Zgjehdor i ka krijuar kushtet, dhe ato ekzistojnë. Dhe në zgjedhjet e tjera unë isha në vëzhgim me OSBE-në. Dhe të gjithë komisionerët që ishin aty nuk e dinin çfarë ishin dhe pse ishin aty ato shabllone. Ne kemi kërkuar që në këto votime të verbrit të trajnohen paraprakisht se si ta përdorin. Dhe nga ana tjetër edhe komisionerët të jenë të trajnuar që kur një i vërbër të shkojë atje, atij t’i jepet informacioni i plotë se si ai mund të votojë në mënyrë të pavarur”, thanë ata.  

Denoncuan neglizhencë!

Shëmbullin e gjetën në derë të Bashkisë!

Megjithëse kanë ndërtuar rampa për personart me aftësi të kufizuar, e kanë bërë të pamundur hyrjen në institucionpër shkak të pengesave..

“Unë si paraplegjik nuk lejohem të futem në bashkinë e Tiranës, pasi nuk lejohet të futet njeri me motor dhe nuk ka një rampë. Kanë vënë ca hekura aty si në burg”, thekson Ali Plaka.

Vetëm në Tiranë janë rreth 2000 para dhe tetra pplegjikë të cilët nëse nuk u ofrohen kushtet zëri i tyre nuk do të dëgjohet.

erjon veliaj anxhela celibashi pak veliaj

EMISIONET