Banorët e fshatit Rrjoll akuzojnë për grabitje të tokave të tyre: Duam drejtësi, jemi në vendin tonë
Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë zhvendosën para SPAK protestat kundër ndërtimit të një resorti turistik që sipas tyre është projektuar mbi pronat e tyre të grabitura. Ata thonë se nuk janë kundër zhvillimit, por kërkojnë drejtësi dhe zbatim të ligjit
Me sytë e përlotur, kjo grua nga fshati Rrjoll i Velipojës shprehu para derës së SPAK, pse komuniteti I banorëve kërkon që Prokuroria e Posacme të hetojë vjedhjen e pronave që sipas tyre po u bëhet për ndërtimin e një resorti turistik.
Gati një vit pas një kallëzimi për falsifikim dokumentesh, të cilin SPAK ia ka dërguar për kompetencë prokurorisë së Shkodrës, përfaqësues të komunitetit ngritën pretendime për një person që sipas tyre u ka grabitur pronat dhe më pas ia ka shitur një kompanie për zhvillim.
Banorët thonë se nuk janë kundër investimeve që sjellin zhvillim, por kërkojnë që cdo gjë të bëhet sipas ligjeve dhe mbi bazë të pronësisë mbi tokën ku parashikohet resorti.
Ndalja e punime derisa drejtësia të thotë fjalën e saj për cështjen e pronësisë është një tjetër kërkesë e komunitetit të fshatit Rrjoll.
Banorët ngulmojnë që SPAK të hetojë atë që ata e cilësojnë skemë vjedhje të pronave, ndërsa paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen nga protestat derisa të flasë drejtësia

