Avokati i Stela Gugalljes për Ora News: Do kundërshtojmë ekstradimin, nuk di vendndodhjen e Mërtirit

Avokati i Stela Gugalljes për Ora News: Do kundërshtojmë

Avokati i Stela Gugalljes dhe Mirel Mërtirit ka reaguar për Ora News, duke u shprehur se nuk ka asnjë masë arrestimi apo qofte dhe ndalimi për klienten e tij, të pandehurën Stela Gugallja.

Avokati Klodjan Skënderi gjatë një bashkëbisedimi në Ora News theksoi gjithashtu se janë duke kundërshtuar procedurat ligjore të ekstradimit të Stela Gugallja.

"Stela Gugallja nuk është arrestuar dhe ndaluar. Gugallja është paraqitur në policinë e Vjenës duke deklaruar adresën e vendbanimit" tha avokati.

Avokati Skënderi nga ana tjetër tha se nuk ka asnjë dijeni për vendodhjen e Mirel Mërtirit.

"Në Austri s'ka asnjë proces ekstradimi ndaj Mirel Mërtirit".

Më herët burime zyrtare bënë me dije se Stela Gugallja, e shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë shqiptare në kuadër të hetimeve për incineratorët , është lokalizuar në Austri.

Për këtë janë vënë në dijeni autoritetet shqiptare. Këto të fundit, (SPAK), ka kërkuar ekstradimin e saj.

SPAK i është drejtuar me kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për procedurat e ekstradimit, ndërsa autoritetet austriake janë në pritje të mbërritjes së kërkesës dhe dosjes në ngarkim të të pandehurës.

Stela Gugallja është administratore e kompanisë “Albtek Energy” që ka ndërtuar inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit.

Së bashku me Gugalljan mund të merren të pandehur nga SPAK, është marrë dhë bashkëjetuesi i saj, Mirel Mërtiri.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET