Avokati Hamataj: Ajo çfarë ka ndodhur me dy zonjave ligjërisht nuk quhet as bashkëjetesë. Provokimi ishte i Bashkisë së Tiranës

Avokati Ermal Hamataj i ftuar në emisionin “Drejt” të moderuar nga Luan në ekranin e “Ora News”, komentoi aktin e martesës të dy grave të komunitetit LGBTQIA+ në tarracën e Bashkisë së Tiranës pak ditë më parë.

“Sa e ligjshme është ajo?”, ishte pyetja e moderatorit Luan Rama.

“Jo vetëm martesa, por edhe bashkëjetesa është vullneti i lirë i një gruaje dhe një burri për të lidhur një martesë, ose për të bashkëjetuar.

Në kuptimin ligjor ajo çfarë ka ndodhur me dy zonjave ligjërisht nuk mund të quhet as bashkëjetesë.

Se kjo historia e homoseksualizmit në Shqipëri ka nisur që nga 1994-ta, dhe në atë kohë, Berisha e dekriminalizoi, sepse ishte dënimi deri në 10 vite burg në atë kohë.

Ajo që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës është provokim i pastër por jo pa qëllim. Sepse me plasjen e kësaj bombe ata duan të shkojnë drejt legalizimit të këtyre martesave.

Atoi dy gra kishin mbi dhjetë vite bashkë dhe Bashkia e Tiranës aty ishte, pra pse ndodhi pikërisht tani? Ato mund ta kishin për të lidhur martesë prej kohësh, madje kanë luftuar për të”, tha avokati Ermal Hamataj.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT”

EMISIONET