LGBTQIA+ në Shqipëri, Koçibellinj: U provokuam rëndë, na kanë destabilizuar neve si persona që besojmë tek familja
Ekspertja e politikave sociale dhe aktivistja e shoqërisë civile Suela Koçibellinj, e ftuar në emisionin “Drejt” të moderuar nga Luan në ekranin e “Ora News”, e cilësoi si provokim i rëndë aktin e martesës të dy grave të komunitetit LGBTQIA+ në tarracën e Bashkisë së Tiranës pak ditë më parë.
“Nuk është se ndodhi diçka që nuk e dinim që ekzistonte. Ne u provokuam, se pse ndodhi diçka jashtë nga e zakonshmja dhe ligjshmja. Ato gra patjetër e dinin që me aktin e tyre do të trazonin ujërat.
Sigurisht e kanë ngacmuar situatën, dhe na kanë destabilizuar neve si persona që besojmë diku, tek familja natyrale”, u shpreh Suela Koçibellinj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT”