Arsimtarë me dy standarde/ Ekspertët: S'mund të punësohen në sistem mësues vetëm me trajnim 3 mujor

Pabarazi dhe standard të dyfishtë në punësim e konsideron Sindikata e Arsimit udhëzimi i MAS që mësim mund të japin edhe ata që nuk janë diplomuar në Mësuesi.

"Nuk mund të përdorim dy standarde në rekrutimin e mësuesve. Ata mund të jenë vetëm si fazë kalimtare."

Halilaj thotë se ata që nuk kanë studiuar mësuesi por do të ushtrojnë këtë profesion nuk duhet të kenë kontratë përfundimtare pasi nuk zotërojnë licencë.

"Nuk mund të jenë mësues definitivë sepse është ligji që e përcakton qartë që një mësues duhet të ketë licencë mësuesie. Këta nuk mund ta marrin sepse nuk kanë përfunduar studimet për mësuesi."

Nënkryetari i Sindikatës ngre shqetësimin e mungesës së mësuesve dhe ky udhëzim do të ndihmonte në plotësimin e vendeve bosh, veçanërisht në rrethe.

"Këto janë për mësuesit e Gjuhës së Huaj dhe Informatikës. Shumë shpejt do të kemi dhe mungesatë tjera. Në Tiranë kanë filluar mungesat për mësuesit e arsimit fillor dhe parashkollor. Shumë shpejt do të kemi mungesa dhe për mësues matematike dhe fizike."

Megjithatë thotë se për zgjidhjen e këtij problemi nevojiten politika afatgjata.

"Duhet ndërhyrje e shpejtë dhe efikase në arsim, duhet të ndërhyrje që te arsimi i lartë dhe parauniversitar. Ndërhyrja fillimisht duhet në buxhet dhe pastaj me reforma të thella dhe të sakta. Nuk mund të bëhen eksperimente me arsimin."

Të diplomuarit në degë të ngjashme si Gjuhë e Huaj, Matematikë, Biologji, Kimi, Fizikë, Shkenca Sociale, Filozofi, Histori, Gjeografi, Ekonomi, Muzikë, Art Pamor, TIK etj, për të ushtruar profesionin e mësuesit duhet të kryejnë një trajnim psiko-pedagogjik për një simestër në fakultetet e edukimit në institucionet e arsimit të lartë.

mesuesit udhezimi i mas

EMISIONET