Gafa e Dwayne Johnson bëhet virale, aktori keqkupton pyetjen dhe shkakton të qeshura gjatë intervistës

Gafa e Dwayne Johnson bëhet virale, aktori keqkupton pyetjen dhe shkakton

Dwayne Johnson, i njohur për humorin dhe spontanitetin e tij, është bërë viral pas një momenti të sikletshëm gjatë promovimit të filmit “Moana”, kur një keqkuptim në mes të intervistës e çoi në një përgjigje që askush nuk e priste.

Gjatë një interviste në radion Kiss FM, prezantuesi Tyler West e pyeti aktorin se cili ishte “stili i tij i preferuar”, duke iu referuar stileve të notit.
Megjithatë, Johnson e interpretoi pyetjen në një kuptim krejt tjetër dhe, pa u menduar gjatë, u përgjigj me një buzëqeshje: “Dominimi”.

Vetëm pak sekonda më vonë, ai kuptoi se kishte gabuar dhe shpërtheu në të qeshura.

O Zot! Tani e kuptova! Po flisnim për Mauin dhe oqeanin. E mora krejt gabim-tha aktori, duke iu referuar personazhit të tij në filmin e animuar.

I vënë në siklet, Johnson vazhdoi të bënte shaka me situatën, duke pranuar se me atë përgjigje kishte zbuluar pa dashje më shumë nga sa kishte menduar për jetën e tij private.

Momenti u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, ku fansat e përgëzuan për natyrën e tij spontane dhe aftësinë për të qeshur me veten.

Më vonë, vetë aktori e publikoi videon në Instagram, duke ironizuar gafën dhe duke thënë se lodhja nga udhëtimet dhe maratona e intervistave mund të kenë ndikuar në keqkuptimin e tij.

Videoja ka grumbulluar mijëra reagime, me ndjekësit që e cilësuan momentin si një nga gafat më qesharake dhe më njerëzore të aktorit, duke dëshmuar edhe një herë pse Dwayne Johnson mbetet një nga figurat më të dashura të Hollywood-it.

EMISIONET