Arrestuan autorin pas masakrës, Çuçi përgëzon policinë dhe akuzon drejtësinë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka përgëzuar policinë e shtetit për arrestimin e Dan Hutrës, autorit të vrasjes së trefishtë në kryeqytet.
"Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz".
Çuçi thoitë se ngjarja e rëndë mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale.
"Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave" thotë Çuçi.

