Arrestohet për të dytën herë topografi i bashkisë Himarë. Tjetërsoi në Gjilekë mbi 13 mijë M2 tokë. Arrest dhe për motrën e tij, Larisën

Arrestohet për të dytën herë topografi i bashkisë

Prokuroria e Vlorës, ka vendosur bllokimin në hipotekë të një sipërfaqe toke prej 13 mijë 750 metra katror në zonën e Gjilekës në bashkinë Himarë.

Kjo pasuri është tjetërsuar nga dy persona motër e vëlla, Elton Marko dhe Larisa Marko.

“Ora News” ka mësuar se Elton Marko, ka shërbyer si topograf në bashkinë e Himarës dhe për shkak të pozicionit të tij, ka arritur të falsifikojë një seri dokumentash duke u bërë pronar i mbi 13 mijë metra katror tokë, që ka vlerën e 2 milionë e 750 mijë eurove.

Hetimi i kryesur nga prokurori Arjan Xhaferaj, ka zbuluar se këtë sipërfaqe toke topografi i bashkisë Himarë e kishte përfituar duke kryer një seri dokumentash të falsifikuara.

Ndërkohë i njëjti person është zbuluar gjatë një hetimi në 2021 se kishte përfituar në mënyrë të paligjshme tre parcela të llojit “Arrë” dhe një “Ullishte” me sipërfaqe totale prej 8700 metra katror që ndodhen në zonat e quajtuara “Shima” dhe “Parambela” në fshatin Dhërmi.

Këto tre pasuri me sipërfaqe 2500 m2, 3mijë m2 dhe 2200 m2 katror, janë rregjistruar në hipotekën e Vlorës në emër të Arqile Marko, Mimoza Marko, dy prindërit e Elton Markos dhe motrës së tij, Larisa Marko.

Për vjedhjen e këtë pasurive, topografi i Bashkisë së Himarës, ka përdorur një skemë mjaft të zgjuar falsifikimi të një sërë dokumentash, që mbajnë emrin dhe firmën e falsifikuar të kryebashkiakut aktual, Jorgo Goro.

Nisur nga kjo situatë është urdhëruar arrestimi i topografit Elton Marko, duke caktuar ndaj tij një masë të dytë “arresti në burg”. Në gjëndje arresti është vënë dhe motra e topografit, Larisa Marko, e cila rezulton të jetë përfituese.

Nga aktet e administruara gjatë hetimit, rezultoi e provuar se motër e vëlla në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer “Falsifikimit të okumenteve”, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim si dhe “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Për regjistrimin e pronës Larsisa Marku, inicioi një proçes gjyqësor administrativ pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Vlorë, ku kërkoi regjistrimin e të gjithë sipërfaqes sipas dokumentit pronësor AMTP nr.9859.

Në gjykimin administrativ, nga ana e shtetasve Elton Marku dhe Larisa Marku, janë përdorur dokumentet e falsifikuara, Formular nr.6 dhe AMTP.

Dokumentet e falsifikuara u përdorën në disa institucione nga ana e personave nën hetim, si; Këshillin e Qarkut Vlorë; Bashkinë Himarë; në procesin gjyqësor të zhvilluar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë si dhe më pas pranë ish-ZVRPP Vlorë (sot ASHK).

Nga hetimi u provua se, mbi pronën pas regjistrimit janë kryer veprime, ndarje, transaksione/shitje të shumta, duke kaluar pjesën më të madhe nga sipërfaqja totale 13.750 m2, tek persona të tretë. Në kohën e kryerjes së veprimeve të mësipërme, Elton Marku ka qënë në detyrën e topografit të Bashkisë Himarë.

Po kështu, nga hetimet rezultoi e provuar se pas regjistrimit pranë ish-ZVRPP Vlorë të sipërfaqes prej 13.700 m2, mbi këtë pasuri janë kryer veprime juridike me qëllim fshehjen/mbulimin e natyrës së paligjshme të pasurisë së përfituar me anë të dokumentave të falsifikuara.

Një pjesë e kësaj prone ka mbetur në bashkëpronësi të shtetasve Elton Marku dhe Larisa Marku.

Ndërsa nga sipërfaqja totale prej 13.750 m2, është shitur një sipërfaqe prej 7050 m2.

elton qyno himarë larisa marko elton marko gjipe

EMISIONET