Arrestohet pas më shumë se 2 vitesh porositësi i tritolit në një godinë në ndërtim në Ranën e Hedhun në Shëngjin

Kur kanë kaluar rreth vite e gjysëm nga shpërthimi me tritol në objektin në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, policia e Lezhës ka arrestuar një person të dyshuar si porositës i ngjarjes.

Shtetasi Zef Kola, banues në Tiranë, është ndaluar me urdhër të prokurorit të çështjes Francesk Ganaj, i cili pas hetimeve me motoda speciale ka arritur të zbardhë plotësisht këtë ngjarje.

Si autor të vendosjes së lëndës plasëse më herët janë dënuar me burg nga Gjykata e Lezhës dhe 2 autorët Erald Pajtani me 4 vite burg dhe Angli Stafuka me 2 vite, që të dy banues në Fushë-Krujë.

Ndërkaq objekti në ndërtim i biznesmenit Liman Gjoka u sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkrektisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa për shpërthimin e dytë ende nuk është arritur të zbardhet.

Shkak i këtyre ngjarjeve në atë kohë dyshohej të ishin bërë konfliktet e pronësisë në lidhje me truallin ku po ndërtohej objekti disa katesh.

Njoftimi i Policisë Lezhë

Vijon operacioni policor i koduar "Eksplozivi", për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 19.11.2020, në Shëngjin, ku në një objekt privat në ndërtim u vendos një sasi lënde shpërthyese. 

Vihet në pranga autori i tretë i dyshuar i kësaj ngjarjeje. 

Më parë janë arrestuar edhe 2 autorët e tjerë të kësaj ngjarjeje.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, pas një pune të mirëfilltë profesionale hetimore, në kuadër të operacionit "Eksplozivi", kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 19.11.2020, në Shëngjin, shtetasit:

Z. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv", "Kanosja", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionit luftarak". 

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit A. S. dhe E. P. (të arrestuar më parë në kuadër të operacionit "Eksplozivi"), dyshohet se më datë 19.11.2020, kanë vendosur lëndë shpërthyese në një subjekt privat objekt në ndërtim e sipër, në pronësi të shtetasit L. Gj., në Shëngjin, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Arrestohet pas më shumë se 2 vitesh porositësi i tritolit në

tritol shëngjin rana e hedhun zef kola liman gjoka biznesmen erald pajtani angli stafuka

EMISIONET