Shëngjin, shpërthim me eksploziv në një godinë në ndërtim. Ja kush është pronari

Një objekti në ndërtim  në Shëngjin iu vendos tritol për herë të dytë në harkun e tre javëve. Ngjarja ndodhi pak minuta pas mesnate.

Duket një mesazh i qartë për ndërtuesin Liman Gjoka, banues në Tiranë. Lënda plasëse e cila dyshohet të jetë e llojit tritol u vendos në katin e parë të godinës, duke shkaktuar dëmtime në strukturë.

Në momentin e ngjarjes brenda kantierit të ndërtimit ka qenë vetëm roja i cili sapo ka dëgjuar shpërthimin ka njoftuar policinë.

Shëngjin, shpërthim me eksploziv në një godinë në

Autorët sipas të dhënave janë afruar nga pjesa e bregut të detit, kanë hyrë deri brenda objektit dhe kanë arritur të largohen pa u zbuluar. Policia mori në pyetje disa persona të dyshuar. Të dy rastet e tritol vënies në objekt mbeten pa autorë.

Në dëshminë e tij në polici biznesmeni Liman Gjoka ka deklaruar se pronën ku po ndërton e ka blerë vite më parë dhe nuk ka asnjë konflikt. Por pavarësisht pretendimeve, pista kryesore e hetimit është ajo e konflikteve të pronësisë. Paralelisht po hetohet edhe pista e sulmit për shkak të konkurrencës!

Biznesmeni Liman Gjoka po ndërton hotel dhe apartamente për shitje në bregun e detit në zonën e ranës së hedhun në Shëngjin. Kjo zonë turistike mjaft e lakmuar është kthyer në kantier ndërtimi gjatë dy viteve, pas miratimit të planit strategjik të zhvillimit të saj.

EMISIONET