Shpërthimi me tritol në objektin në ndërtim në Shëngjin, merren të pandehur dy persona
Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur dy persona në lidhje me sulmin me eksploziv të një objekti në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ngjarje e ndodhur në muajin nëntor të vitit 2020.
Dosja hetimore e procedimit penal nr 854 është dërguar për gjykim me të pandehur shtetasit Angli Stafuka dhe Erald Pajtani, që të dy banues në Fushë-Krujë.
Ndaj tyre janë ngritur akuzat "Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” e kryer në bashkëpunim.
Sipas burimeve prokuroria ka arritur të provojë se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autoret e vendosjes së eksplozivit në objketin në ndërtim në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka në zonen e Ranës së Hedhur në Shëngjin.
Fillimisht u ndalua nga policia Erald Pajtani dhe pas hetimeve 7 muaj pas ngjarjes u zbulua dhe arrestua dhe bashkëpunëtor i tjeter 21-vjeçari Angli Stafuka.
Dy të rinjtë i kanë mohuar në vazhdimësi akuzat e ngritura ndaj tyre, duke deklaruar se nuk kanë lidhje me ngjarjen, por referuar dosjes hetimore prokuroria, përmes pamjeve filmime dhe qelizave telefonik ka arritur të zbulojë implimin e dy të rinjeve në vendosjes e lëndës plasese në objektin në ndërtim në zonen e Ranës së Hedhur në Shëngjin.
Objekti në ndërtim i biznesmenit Liman Gjoka u sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkrektisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa për shpërthimin e dytë ende nuk është arritur të zbardhet.
Shkak i këtyre ngjarjeve dyshohet të jenë bërë konfliktet e pronësisë në lidhje me truallin ku po ndërtohej objekti disa katesh.