Burgosja e Tahirit e Kokës, McAllister: Zhvillime spektakolare, tregues i luftën kundër krimit të organizuar

Kreu i delegacionit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, David McAllister ka komentuar komentoi burgosjen e dy ish ministrave socialistë, Saimir Tahiri dhe Lefter Koka.

Ai tha se një gjë e tillë është tregues serioz i luftës nda krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke i cilësuar si zhvillime spektakolare nga autoritetet shqiptare.

McAllister: Kjo tregon që autoritetet në Shqipëri e kanë marrë seriozisht luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit e këto kanë qenë zhvillime spektakolare e na tregon që policia, autoritetet ligjore, prokurorët të gjithë janë të angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

E dua t’i inkurajoj të gjithë, ata që kanë përgjegjësi ne Shqipëri për këtë punë që të vijojnë me këtë qëndrim kaq të rëndësishëm dhe të fortë kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, apo dhe çështjesh të tjera si këto. E ky ka qenë dhe mesazhi që u dhamë sot për ministrin e Brendshëm dhe ministrin e Drejtësisë, të dy ministrave.

EMISIONET