Ndarje nga Maqedonia për integrimin? Mcallister: Të fokusuar në panin A, politikanët kanë plane B e C

Kryetari i Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, David Mcallister ka dhënë një konferencë për shtyp ditën e sotme në Tiranë.

I pyetur nëse vetoja bullgare është vetmja pengesë për Shqipërinë për të marrë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare, ai tha se po vazhdohet akoma me planin A të integrimit.

Mcallister: Citoj nga rezoluta jonë e Parlamentit për këtë çështje se ka rëndësi. PE ndjen keqardhje për vonesat në çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Theksojmë solidaritetin e plotë me qytetaret e dy vende e konsiderojmë këtë dështim që është një rrezik i vërtetë për politikën e zgjerimit e dëmton dhe reputacionin e BE si një aktor i besueshëm gjeopolitik. Pra PE vijon të bëjë thirrje të ketë fillim të menjëhershëm të negociatave për anëtarësim.

Ne i kemi bërë thirrje këshillit të ruajë besueshmërinë duke çelur negociatat me të dyja vendet si është rekomanduar në vijimësi nga komisioni. Pra kjo është situata për momentin të shohim çfarë do ndodhë në javët në vijim. Jemi shumë të fokusuar në këtë moment të vazhdojmë te plani A e do jetë vërtet i merituar nëse e arrijmë. Ne jemi për momentin tërësisht të angazhuar për përmbushjen e planit A, përndryshe politikanët kanë dhe plane B e C, por s’dua të flasim publikisht për planet B e C. Për momentin duam të përmbushet plani A. 

EMISIONET