A e njihni Berishën si kreun e PD-së? Mcallister: Nuk komentoj atë që po ndodh brenda PD-së

Kryetari i Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, David Mcallister ka dhënë një konferencë për shtyp ditën e sotme në Tiranë.

I pyetur për situatën brenda PD-së, ai tha se nuk ka mundësi që të bëjë komente mbi diçka të tillë, duke mos dashur të komentojë edhe mbi Sali Berihën.  

Mcallister: Unë kam ndjekur zhvillimet politike nga afër, kam respekt të plotë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot këtu në këtë konferencë, por edhe në kontekstin e këtij misioni unë po udhëtoj si kreu i delegacionit të Komisionit Parlamentar dhe jo si zv. presidenti i PPE, sot nuk kam mundësi të bëj komente në lidhje me atë se çfarë po ndodh brenda PD. Por të jeni të sigurt se në kapacitetin tim, ne po i ndjekim të gjitha zhvillimet nga afër dhe do të përpiqemi të japim mbështetjen tonë që të tejkalohen dallimet ose ndasitë, por këtë nuk po e bëj sot.

A e njihni Berishën si kreun e PD-së?

McAllister: Unë jam këtu si kreu i delegacionit të Komisionit Parlamentar për çështje të jashtë, nuk është vendi për të komentuar. Ne do kemi një konferencë të PPE në Roterdam dhe atje do të kemi takime të presidentin.

EMISIONET