SH*RRI I DENIS TAFILIT NË KËRKIM/ AMP “vetting” policit që ish i pranishëm. Efektivi mohon njohjen

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po verifikon rolin e efektivit të pranishëm në një konflikt ku u përfshi i kërkuari i SPAK, Denis Tafili, i cili edhe pas ngjarjes mbetet i lirë në arrati. . Polici mohon njohjen me të, ndërsa i është sekuestruar arma e shërbimit.
SH*RRI I DENIS TAFILIT NË KËRKIM/ AMP “vetting” policit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shërbimit të efektivit të Policisë së Durrësit, Leonard Xhamollari, i cili dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë një konflikti ku u përfshi edhe 41-vjeçari Denis Tafili, person i shpallur në kërkim nga SPAK.

Efektivi, me detyrë ndihmës specialist në sallën e komandimit, ka deklaruar para agjentëve të AMP-së se ndodhej në lokal në momentin e ngjarjes, por ka mohuar çdo lidhje me Tafilin.

Ndërkohë, Edison Gjuzi, i cili u dhunua me qytën e një pistolete, pretendon se e ka parë disa herë policin nën shoqërinë e Tafilit dhe personit tjetër të përfshirë në konflikt.

AMP po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë për të përcaktuar nëse efektivi ka favorizuar të kërkuarin nga SPAK.

Sipas Policisë, konflikti ka nisur për motive të dobëta. Gjuzi dyshohet se është goditur nga Denis Tafili dhe një 27-vjeçar me inicialet G. M., të dy banues në Shkallnur.

Pas ngjarjes, ata janë larguar me automjet dhe, pavarësisht kontrolleve e postblloqeve, nuk janë kapur.

Denis Tafili është në kërkim si pjesë e grupit criminal që godit një vit më parë në kuadër të operacionit shqiptaro-italian “Ura”.

Ndaj 24 personave rëndojnë akuza për trafik ndërkombëtar kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 4 milionë euro para cash dhe rreth 12 milionë euro pasuri, mes tyre kompani ndërtimi, restorante, një agjenci imobiliare, një televizion, apartamente, llogari bankare dhe automjete.

EMISIONET