SIGAL DËMSHPËRBLEU MBI 10,700 NGJARJE TË SIGURUARA/ 13.8 milionë euro pagesa në 6 muaj, 26.89% e totalit të industrisë

Kronikat e lajmeve të këtyre ditëve kanë sjellë pothuajse çdo ditë ngjarje që lidhen me rreziqe të ndryshme: breshër, stuhi, zjarre, aksidente rrugore, aksidente në punë, djegie aksidentale të automjeteve, rrëshqitje dherash, probleme shëndetësore apo dëme të tjera të papritura. Janë pikërisht këto situata që, me faturat financiare që lënë pas, tregojnë sa e rëndësishme është të jesh i siguruar përpara se dëmi të ndodhë.

Kur qytetarët zgjedhin një kompani sigurimi për t’ia deleguar rreziqet e tyre një police sigurimi, një nga treguesit më të rëndësishëm është aftësia dhe gatishmëria për të paguar dëmet sipas kushteve kontraktuale dhe legjislacionit në fuqi. Dy ditë më parë, AMF-ja publikoi raportin për gjashtëmujorin e parë të vitit për industrinë e sigurimeve në vend, për periudhën janar–qershor 2026.

Sipas këtij raporti, industria e sigurimeve pagoi gjithsej 4 miliardë e 779 milionë lekë dëmshpërblime në sigurimet e jetës dhe jo-jetës, ose 16.75% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga kjo shumë, SIGAL Insurance Group pagoi 1 miliard e 285 milionë lekë, ose 26.89% të të gjitha dëmshpërblimeve të tregut. Gjatë gjashtëmujorit, kompania dëmshpërbleu 10,720 raste, me një vlerë prej rreth 13.8 milionë eurosh, duke paguar e vetme më shumë se një të katërtën e të gjitha dëmshpërblimeve në tregun shqiptar të sigurimeve.

Portofoli i diversifikuar i kompanisë është një tjetër e dhënë që del nga raporti zyrtar i gjashtëmujorit të parë të vitit.

Sigurimet vullnetare zënë gjysmën e totalit të sigurimeve, me një tendencë të qëndrueshme rritjeje dhe në përputhje me objektivat strategjikë të kompanisë, ndërsa mesatarja e tregut është vetëm 34.36%.

Sipas EUROSTAT-it, shpenzimet e familjeve shqiptare për sigurime mbeten 6.5 herë më të ulëta se shpenzimet mesatare në BE, ndërkohë që nevoja për të siguruar rreziqet, si në produktet e jetës, ashtu edhe në ato të jo-jetës, mbetet e vazhdueshme dhe gjithnjë në rritje. Në tregun shqiptar, kompani si SIGAL, për t’iu përgjigjur nevojave të individëve dhe bizneseve, ofrojnë mbi 50 produkte sigurimi, të risiguruara te liderët botërorë të risigurimeve dhe plotësisht të përputhura me standardet evropiane të sigurimeve.

EMISIONET