Aksidenti tragjik në Bllacë/ Ambasadori Qehaja: Trupat e vi*timave do të kthehen në Kosovë pas procedurave

Aksidenti tragjik në Bllacë/ Ambasadori Qehaja: Trupat e vi*timave do

Tre qytetarë nga Kosova, Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani, humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë, në Maqedoninë e Veriut.

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe ka bërë të ditur se institucionet janë angazhuar për trajtimin e rastit.

Qehaja ka deklaruar se Ambasada e Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe familjarët e të ndjerëve që nga marrja e informacionit për aksidentin.

Sipas tij, pas përfundimit të procedurave ligjore nga autoritetet kompetente, trupat e pajetë të viktimave pritet të transportohen në Kosovë.

“Në këto çaste të rënda shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet dhe të dashurit e të ndjerëve. U prehshin në paqe!”, ka deklaruar ambasadori Qehaja.

 

 

EMISIONET