Ambientalistët protestë kundër ndërtimit të aeroportit në Vlorë
Ambientalistët kanë dalë sërish në protestë kundër ndërtimit të aeroportit në Vlorë. Ata dekalrojnë se do të ndjekin të gjitha rrugët e gjyqësorit për t’i dhënë fund këtij projekti që rrezikon faunën dhe florën e zonës.
Rreth 200 të rinj, aktivistë të organizatave mjedisore kanë protestuar për ndërtimin e aeroportit të Akërnisë, në peizazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë.
Të rinjtë kanë mbërritur nga kryeqytetit dhe qytete të ndryshme për të kundërshtuar vijimin e punimeve.
Zydjon Vorpsi, ekspert mjedisor, tregon se projekti është në kundërshtim me mjedisin dhe Konventën e Bërnës.
Sipas tij punimet duhet të ndalojnë pasi ende nuk e kanë një leje për tu zhvilluar.
Vorpsi tregon se do të apelojnë vendimin dhe do të ndjekin gjithë rrugët e gjyqësorit.
Aktivistët gjithashtu kanë mbjell pemë në peisazhin e mbrojtur Vjosë Nartë.
Për Aleksandër Trajçe duhet dhënë një kontribut për natyrën për ta gëzuar brezat e ardhshëm dëmtimi i saj, ndërtimi i aeroportit shkatërron një prej pasurve më të mëdha mjedisore të Vlorës.
Në këtë vend jetojnë edhe shumë gjallesa shpendë endemik, të cilët dëmtohen dhe ju shkatërrohet habitati nga ky projekt.
Për të rinjtë, madje disa prej tyre edhe nga Kukësi, Tirana, Durrësi, Lezha, mbrojtja e mjedisit është një mesazh që duhet të trasmetohet edhe tek brezi i ri.