AMA: Nuk kanë depozituar përmbajtjet e transmetuara disa televizione në vend për fushatën

AMA përmes raportit ditor të monitorimit të fushatës zgjedhore nga OSHMA-të për transmetimet e datës 16 Prill 2023, ka publikuar të dhënat e reja.
Ama njofton se përpara prezantimit të dhënave faktike mbi procesin e monitorimit të përmbajtjeve të nuk kanë depozituar në AMA përmbajtjet e transmetuara audiovizive OSHMA-të “Glob TV”; “TV Berati”; “Channel 7”; “TV Klaudiana”; “Alpo TV”; “Saranda TV”, “TV Mati” dhe “Bulqiza TV”.
Këto subjekte audiovizive kanë marrë njoftim zyrtar, nga AMA, për nevojën e depozitimit të përditshëm të përmbajtjeve të transmetuara, përgjatë gjithë kohës së zhvillimit të fushatës.
TV Apollon transmetoi reklama politike jashtë fashës kohore të lejuar nga Kodi Zgjedhor.
Konkretisht ka transmetuar reklamë në orën: 17.43.

