Alibeaj: Grupi parlamentar ka 36 deputetë, disa nuk erdhën në mbledhje se kishin impenjime
Pas mbarimit të mbledhjes të një pjese të grupit parlament të PD-së, deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh se grupi parlamentar i PD-së numëron 36 deputetë, edhe pse sot ishin të pranishëm vetëm 20.
Ai theksoi se disa deputetët kishin impenjime prandaj nuk erdhën, dhe se ata do të kenë mundësinë që të shprehin mendimet e tyre.
Ai shtoi se ky nuk është një test numrash dhe se deputetët e PD e kanë dinjitetin, identitetin, kurajon civile dhe politike për të mbajtur qëndrimet të qarta.
Alibeaj: Grupi parlamentar numëron 36 deputetë. Megjithatë, për shkak se disa deputetë kishin disa impenjime të tjera. Por për interesin tuaj, edhe për deputetët e tjerë, ata që keni ndërmend, të gjitha çështjet që u diskutuan sot do t’iu ofrohen që të shprehin opinionin e tyre, për të gjitha çështjet.
Refuzoj që ta shoh këtë si demonstrim numrash. Nuk vendosen deputetët e PD-së në testin 30, 37, jo. Deputetët e PD e kanë dinjitetin, identitetin, kurajon civile dhe politike për të mbajtur qëndrimet e qarta. Unë refuzoj që të konsideroj grupin parlamentar si çështje numash. Me rëndësi është zëri i çdo deputeti, detyrimi për të shprehur vullnetin për çështje për të cilat është zgjedhur, për zgjedhësit që duhet të shkojë deri në fund.