“Vend turistik me tapet e pije”/ Lefter Maliqi ironizon situatën me plehrat në Kuçovë: Vizitojeni, do kënaqeni me aromën! (VIDEO)

“Vend turistik me tapet e pije”/ Lefter Maliqi ironizon

Ish-deputeti i PD-së, Lefter Maliqi ka publikuar në rrjete sociale një video ku tregon me ironi realitetin me plehrat në Kuçovë.

“Vend turistik, çlodhës, me tapet e pije në Kuçovë”- shkruan Maliqi me ironi teksa thekson se një situatë të tillë mund ta ndeshësh kudo në Kuçovë duke filluar nga Bashkia, te tregu, stadiumi dhe muzeu.

“Vend turistik, çlodhës, me tapet e pije në Kuçovë. Mos e humbisni, vizitojeni; do të kënaqeni me aromën e shkëlqyer. Ambiente të tilla gjeni kudo: pas Bashkisë së grabitur, afër shkollës së Teknikumit, te tregu madhështor i qytetit, në çdo lagje e rrugë, në fshat e në qytet, te stadiumi, te muzeu, kudo. Pasi t’i vizitoni, uroni Hajdarin për këto mrekulli në atë qytet dhe Bashki!”- shkruan Maliqi krahas videos.

EMISIONET