Akuza kërkon “Arrest në burg” për Pashon e kufirit, kaloi nën hundën e policëve “Passatin” e mbushur me drogë

Akuza kërkon “Arrest në burg” për Pashon e kufirit,

“Arrest me burg” ka kërkuar prokuroria e Korçës për zv/shefin e Kufirit në Qarkun e Korçës, Stiljano Pasho, i cili u arrestua dy ditë më parë teksa ka shmangur nga kontrolli në doganën e Kapshticës, një automjet “Passat” në të cilin ishin futur 26 kg drogë.

Një burim pranë Gjykatës së Korçës, tha për “Ora News” se dosja hetimore është rregjistruar në sektretarinë gjyqësore dhe pritet që sot ose nesër gjyqtari i gatshëm të vendosi, çeljen e seancës për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Zyrtari i lartë i kufirit Stiljano Pasho,u arrestua për akuzën e “Trafikut të Narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Ndërsa për këtë rast trafiku droge u arrestua nga policia greke në 27 nëntor 2023 Lorenco Lika dhe një person tjetër që ishte pritësi i lëndës narkotike në territorin grek.

Një ditë më parë “Ora News” publikoi videon e plotë se si Stiljan Pasho, ndihmon Lorenco Likën që drejton mjetin tip “Passat” të shmangë kontrollin e policisë dhe kalojë pa probleme pikën kufitare të Kapshticës.

stiljano pasho

EMISIONET