"Shpejtësia vrau të rinjtë tek mbikalimi i Saukut", 20 vjeçari ishte gjobitur 5 herë më parë

Shpejtësia e lartë i mori jetën mbrëmjen e 9 marsit tre të rinjve në mbikalimin e Saukut.

20 vjeçari Klevis Rucaj humbi kontrollin e mjetit tip Audi me të cilin po lëvizte duke rënë nga mbikalimi e duke përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan.

Aksidenti ishte tragjik për të dhe dy vajzat që ndodheshin në makinë me të: Erisilda Abedini, 22 vjeçe,  banuese në Tiranë dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe.

"Shpejtësia vrau të rinjtë tek mbikalimi i Saukut", 20

I riu njihej në rrjete sociale për pasionin që kishte për shpejtësinë.

Ai madje është gjobitur disa herë për tejkalim të shpejtësisë, parakalim të gabuar, shkelje të rregullave.

Rucaj që drejtonte Audin me targe AB 008 MJ, i pajisur me leje drejtimi te kategorise “B”, prej 1 viti, rezulton se eshte ndeshkuar nga shërbimet e policisë rrugore 5 herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me konkretisht:

• Në datën 06.09.2022, për parkalim të gabuar, me 1000 lekë në Korçë

• Në datën 07.09.2022, për shkelje të sinjalizimit rrugor, me 1000 lekë në Elbasan.

• Në datën 15.11.2022, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara (gara shpejtësie).

• Në datën 09.12.2022, për përdorim celulari.

• Në datën 27.01.2023, për shkelje të sinjalizimit rrugor dhe i papajisur me siguracionin e detyrueshëm të mjetit motorrik.

EMISIONET