Aksident te “Kthesat e Murrashit”, makina përplaset me barrierat anësore të rrugës

Aksident te “Kthesat e Murrashit”, makina përplaset me
Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin Elbasan-Librazhd.

Raportohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me barrierat anësore.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”, ndërsa sipas policisë shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë.

Si pasojë nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për nisjen e hetimeve të këtij aksidenti.

aksident rrugor

EMISIONET