Aksident në Levan-Tepelenë/ Automjeti përfundon në kanal, tre të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2026, 19:48

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë, pranë fshatit Buzmadh. Sipas raportimeve një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre personat që ishin brenda në makinë, shoferi, një grua dhe një i mitur. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
