Aksident në Bulqizë, drejtuesi i mjetit...

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në Bulqizë bën me dije policia. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur viktima, por vetëm një të lënduar, drejtuesi i mjetit E.Z.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e ngjarjes.
Bulqizë/informacion paraprak
Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, shtetasi E.Z., duke drejtuar automjetin tip "Fiat", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.
