Makina përrplaset me bordurën në aksin Elbasan-Metalurgjik, plagoset drejtuesi me 3 fëmijët e mitur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji, tek ura. Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit me tre fëmijët e tij të mitur.

"Më datë 09.08.2022, rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji , shtetasi D.Z., 40 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë rruga , ështê dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 fëmijet e tij të mitur, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën" njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

EMISIONET