Goditet banda ilegale e basteve “Totobo” në Stamboll, 55 mln euro përfunduan në Maqedoninë e Veriut
Një miliard lira turke (55 milionë euro) është llogaritur vlera e krimit të bandës “Totobo”, e cila kryente operacionet e saj me baste të paligjshme në Turqi, Gjermani dhe Maqedoni, shkruajnë mediat turke.
Pas 8 muajsh monitorim, policia e Stambollit ndaloi 59 anëtarë të bandës dhe krerët e saj.
Operacioni vazhdon, tha policia turke, e cila thotë se është një nga operacionet më të mëdha në goditjen e basteve të paligjshme.
-
-
Aksident në aksin Elbasan-Metalurgjik, një i plagosur
9 Gusht, 16:33
Ekipet e policisë së Stambollit nga departamenti i krimit kibernetik kanë kryer dje operacione të koordinuara në 8 qytete. Gjithashtu u ndalua edhe kreu i bandës, Ozkan G.
Pas monitorimit të llogarive të anëtarëve të bandës, u konstatua se për një periudhë rreth një vjeçare, ata kryenin një xhiro prej 1 miliardë lirash, të cilat dërgoheshin jashtë vendit. Paratë janë transferuar në Maqedoni përmes kriptovalutave.
Policia turke dyshonte se një pjesë e këtyre parave kishin përfunduar tek anëtarët e një organizate terroriste.