“Financial Times” trazon politikën, PL: Rama është mbrojtësi i bandave, sepse me to erdhi në pushtet
Partia e Lirisë ka reaguar me shkrimin tejet shqetësues të publikuar nga “Financial Times” e cila i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe përpjekjeve të vendit për të frenuar bandat kriminale, por edhe situatës politike dhe skandaleve në vend ku është lakuar emri i kryeministrit Edi Rama.
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi, thotë se Edi Rama ka qenë dhe mbetet një fatkeqësi për shtetin shqiptar!
“Edi Rama, promovuesi më i madh i krimit në politikë dhe institucionet më të larta shtetërore, sa kohë do të jetë në krye të Qeverisë nuk mund të ketë asnjë shpresë se do të luftojë krimin.
Edi Rama është mbrojtësi i bandave, sepse me to erdhi në pushtet, me to bashkëpunon, me to vjedh zgjedhjet dhe ndan fitimet!
Edi Rama ka qenë dhe mbetet një fatkeqësi për shtetin shqiptar!
Vetëm largimi i tij sjell rend, siguri, drejtësi, mirëqenie dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik!
14 Maji është dita më e afërt për të ndëshkuar Edi Ramën dhe bandat e tij që drejtojnë sot bashkitë e vendit!”, deklaron Tedi Blushi.