Agjenti i AMP-së shoqëronte mikun e Shullazit...
Ngjarja e rëndë që ndodhi në eroportit e Rinasit ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, zbulon edhe një fakt tjetër të rëndë. Shoqëruesi i viktimës ishte agjenti i AMP-së (Agjensia e Mbikqyrjes Policore) Muçi Shaljani ose Muçi Sheqeri, i cili është plagosur e gjendet në gjendje të rëndë në spital.
Pyetja që lind është: çfarë donte agjenti i AMP-së me njeriun e afërt të Emiljano Shullazit? Për më tepër, ç’lidhje kishte agjenti i AMP me një njeri të lidhur me botën e krimit?!
Ishte me ndonjë detyrë të posaçme për shkak të punës që bënte, apo ishte si mik i ngushtë i mikut të ngushtë të Shullazit?
A ka AMP ndonjë informacion për të dhënë në lidhje me plagosjen e punonjësit të vet apo jo?!
Informimi i publikut është detyrim ligjor dhe moral gjithashtu, ndaj AMP duhet të sqarojë pozicionin e institucionit në lidhje me punonjësin e vet?
A ka patur dijeni struktura eprore e tij për lëvizjet e agjentit të AMP?
Dhe për më tepër, si është rekrutuar miku i mikut të Shullazit në rradhët e AMP?
Kush e ka rekomanduar?
Kush e ka pranuar?
Kush e ka emëruar?
Pyetje që presin përgjigje nga AMP…


